Sport

“Lojtarët e Prishtinës nuk paguhen rregullisht”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i të rinjve të Dritës, Genc Sermaxhaj, pretendon se lojtarët e Prishtinës nuk marrin paga për dy muaj dhe prej tyre nuk mund të pritet ta japin më të mirën prej vetes në fushën e lojës shkaku i kësaj.

Sonte të ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7 janë të ftuar dy ish-futbollistë të Gjilanit dhe Dritës, Arben Zeqiri dhe Genc Sermaxhaj, të cilët do të diskutojnë për derbin e Anamoravës, por edhe për ndeshjet e tjera të xhiros së shtatë të Ipko Superligës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Pas gjashtë javëve të para të Ipko Superligës së Kosovës, Prishtina radhitet në pozitën e gjashtë në tabelën e elitës së futbollit kosovar, me dhjetë pikë të fituara nga 3 fitore, një barazim dhe dy disfata.

Klubi më i trofeshëm në historinë e futbollit kosovar nuk ka arritur ta fitojë titullin e Ipko Superligës së Kosovës që gjashtë vjet dhe as këtë sezon s’e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Futbollistët e Prishtinës kanë marrë kritika se nuk po e japin maksimumin e tyre në fushën e lojës, mirëpo Sermaxhaj beson se nuk mund ta kërkosh më të mirën e lojtarëve kur ata nuk paguhen me rregull.

“Prishtina ka arritur rezultate pozitive në këto dy ndeshjet e fundit. Mirëpo, duhet ta kuptojnë të gjithë që Prishtina ka probleme të brendshme. Ato probleme ata duhet t’i zgjidhin vetë”, tha Sermaxhaj në “Favorit”.

“Ata kanë futbollistë shumë të mirë, të dëshmuar e cilësorë, në radhët e veta, por atyre duhet t’iu qasen më ndryshe. Nëse në këtë kohë, ku edhe futbolli i Kosovës është duke pasur ngritje në të gjitha drejtimet e sidomos në atë organizativ, ku futbollistët në ekipet e tjera po paguhen shumë e në Prishtinë mos të paguhen dy muaj, është shumë e pakuptimtë ta kërkosh prej një futbollisti maksimumin”.

Prishtina do të përballet të dielën me Vushtrrinë, në kuadër të xhiros së shtatë të Ipko Superligës së Kosovës. Ndërsa ndeshjen e javës tjetër do ta zhvillojë më 16 tetor e jo në mesjavë, në mënyrë që të ruhet fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv