Sport

Lojtarët e Prishtinës fituan më së shumti nga 10% i trustit pensional

Dhjetorin e vitit të kaluar qytetarët e Kosovës përfituan nga mundësia e tërheqjes së 10-përqindëshit të kontributeve të tyre në Trustin Pensional, pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, që erdhi si pasojë e situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 në vendin tonë.

Gjithsesi, kësaj mundësie nuk iu gëzua një komunitet i shoqërisë kosovare. Bëhet fjalë për qindra futbollistë kosovarë, të cilët padrejtësisht nuk përfituan thuajse asgjë në këtë kohë të rëndë ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Një gjë e tillë ndodhi për faktin se klubet nuk ua kanë paguar futbollistëve trustin pensional.

Futbollistët pas marrjes së lajmit dhe shikimit të llogarive të tyre u shprehen më se të dëshpëruar, për faktin se shumë nga ta nuk arritën ta kapin as shifrën me tre numra të parave.

Ndërkohë, “Zeri.info” mëson se futbollistët që kanë luajtur për FC Prishtinën kanë arritur që të nxjerrin më së shumti para nga 10-përqindëshi.

Disa nga ta e kanë konfirmuar një gjë të tillë për gazetën, por në kushte anonimiteti.

Klubi më i madh kosovar në dekadat e fundit u ka qëndruar prapa futbollistëve, duke ua paguar trustin pensional, për dallim nga shumë klube të tjera kosovare.

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERLIGA LIVE: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultatë

Sport

Liga e Parë LIVE: Rezultatet momentale

Sport

Liga e Parë LIVE: Onix vs. Vëllaznimi, Ulpiana vs. Ferizaj, Kika vs. Flamurtari

Sport

Superliga e Kosovës live – Feronikeli – Drita