Sport

Lojtarët e Bodo/Glimtit argëtohen në mënyrë interesante gjatë fluturimit për Prishtinë

Të enjten në stadiumin e Prishtinës nga ora 20:00, do të zhvillohet një ndeshje interesante. Kamponi i Kosovës, Prishtina e pret skuadrën norvegjeze, Bodo Glimt.

Kjo sfidë e cila luhet në kuadër të rrethit të tretë në Conference League po pritet më kërshëri nga të dyja anët, shkruan Demokracia.com.

Ekspedita norvegjeze tashmë ka aterruar në Prishtinë, dhe sot zhvillon stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” para takimit të së nesërm.

Skuadra duket se e ka kaluar mirë fluturimin për kryeqytetin e Kosovës, derisa ka postuar disa fotografi në Instagram ku lojtarët shihen se janë të relaksuar dhe luajnë me letra në aeroplan.

Trajneri i Bodo Glimit, Kjetil Knutsen, edhe pse skuadra e tij cilësohet si favorite, e ka vlerësuar Prishtinën si një kundërshtar të vështirë dhe ka kërkuar kujdes të madh nga lojtarët e tij.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane