Sport

Locatelli refuzon kalimin te Arsenal, preferon skuadren italiane

Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli ka hedhur poshtë mundësinë të transferohet te Arsenal.

“Topçinjtë” janë në kërkim të një qendërmesfushori duke ndjekur largimin e Dani Ceballos që u rikthye te Reali dhe huazimin e Matteo Guendouzi te Marseille.

Granit Xhaka dhe Lucas Torreira janë dy lojtarët e tjerë që pritet të largohen dhe trajneri Mikel Arteta e ka identifikuar Locatellin si pasuesi adekuat.

Sidoqoftë, sipas Goal, Locatelli nuk është i interesuar për kalimin te Arsenal, ngase preferon transferimin te AC Milan.

Locatelli ka kontratë deri në vitin 2023 me Sassuolon, mirëpo mund të shitet për vlerën 34 milionë euro, që Arsenal nuk do ta paguajë.

Italiani ka shkëlqyer në “Euro 2020”, derisa edicionin që lamë pas regjistroi 34 paraqitje në Seria A me katër gola dhe tre asistime.

Postime të ngjajshme
Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë