Sport

Llumnica tregon se pse mungon loja e mirë te Llapi

Llapi ka pësuar humbje të thellë në Suharekë nga Ballkani i Ismet Munishit me rezultat 4:2, shkruan “Zeri.info”.

Kjo humbje ia ka vështirësuar edhe më shumë punët “bardhekaltërve” për objektivat e klubit.

Analisti i futbollit kosovar, Ardian Llumnica është i ftuar në emisionin “Sports Shoë”.

Ai ka thënë se Llapi është në krizë të rezultateve si dhe për shkak të krizës mungon edhe loja e bukur.

“Llapi është në krizë të rezultateve. Kjo është evidente. Por skuadra kur është në krizë të rezultateve, atëherë edhe paraqitjen e bukur apo ndeshjen e bukur e ka problem të bëjë. Sepse egoja për të kapur pikë e minimizon durimin, qetësin psiqike dhe shumë gjëra tjera”, ka potencuar Llumnica. /

Postime të ngjajshme
Sport

Renditja tabelore në Superligë pas ndeshjes FC Prishtina - Feronikeli

Sport

75 minuta në ndeshjen Prishtina – Feronikeli, ky është rezultati në “Fadil Vokrri”

Sport

Prishtina - Feronikeli, mbyllet pjesa e parë në kryeqytet

Sport

35 minuta në ndeshjen Prishtina vs Feronikeli, ja rezultati momental