Ekonomi

Llojet e pagave në Kosovë sipas aktiviteteve ekonomike

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Niveli i pagave në Kosovë ende mbetet në nivel jo të dëshiruar.

Pagat me të larta në vend janë tek sektori publik, ndërsa pagat më të ulëta janë për punëtorët që i shërbejnë sektorit privat.

Në një raport të publikuar mbi të dhënat e pagave nga viti 2012 deri në vitin 2018, sipas ASK-së, ka një rritje të pagës mestare.

Mirëpo, jo të gjithë sektorët patën rritje të shprehur të pagave nëpër vite, transmeton Express.

Në sektorin publik, paga mesatare bruto, për periudhën 2012-2018, u rrit për 125 euro.

Te sektori privat, kishte vetëm një rritje prej 17 eurosh për periudhën në fjalë, nga 367 në 384 euro.

Kurse, te ndërmarrjet publike, pati rritje më të madhe me 149 Euro më shumë se viti 2012. Paralel u rritën edhe pagat neto.

Paga mesatare bruto në vitin 2018 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte tek: Furnizimi me energji elektrike, gaz,avull dhe ajër të kondicionuar me 843 euro pasuar nga informimi dhe komunikimi me 717 euro, pastaj xehëtari dhe gurëthyes me 639 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Bujqësi, pylltari dhe peshkatari me 256 euro.

Më poshtë mund të shikoni tabelën me aktivitetet ekonomike dhe llojet që paguhen me shumë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Ministria e Financave shpreh qëndrimin e saj për buxhetin e vitit 2020

Ekonomi

ATK e mbush buxhetin e shtetit me rreth 500 milionë euro

Ekonomi

Numri i aplikimeve për azil në Gjermani bie për 14 për qind

Ekonomi

Shtetet e Bashkuara kufizojnë eksportet e pajisjeve të inteligjencës artificiale