
Skuadra e Llapit pritet të bëjë një goditje të madhe gjatë këtij afati kalimtar.
Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina i ka thënë Radio Dukagjinit se në klubin e tij do të prezantohet ditën e marte një super-portier që vjen nga arena ndërkombëtare.
Sipas Batatinës, portieri është i jashtëzakonshëm që nuk është parë më herët në futbollin kosovar.
E Gazeta Olle, mëson se portieri pritet të jetë nga Italia.
Kurse, gazetës trajneri i Llapit, Tahir Batatina i tha se gjatë ditës së nesërme në ekipin e tij do të prezantohen dy ardhje të reja.
“Nesër do t’i shihni dy ardhje të reja te Llapi, ndërsa në total përforcimet në skuadrën tonë do të jenë 6”, tha Batatina për Olle.