Sport

Llapi – Shkupi luhet me apo pa tifozë? Kjo është përgjigja e drejtuesve të Llapit

Qeveria e Kosovës tashmë ka dhënë lejë që në aktivitetet sportive të lejohet rikthimi i tifozëve.

Sipas vendimit të Qeverisë, 15 përqind e kapacitetit të stadiumeve mund të lejohen tifozët. Megjithatë, ndeshja ndërmjet Dritës e Deçiçit e luajtur mbrëmë në “Fadil Vokrri”, përkundër këtij vendimi u zhvillua pa praninë e tifozëve, shkruan Demokracia.com.

Në stadiumin e Prishtinës do të lejoheshin rreth 1800 tifozë, por sipas portokolleve të UEFA-s të gjithë tifozët duhet të kishin testin për COVID-19, të kenë një dëshmi që para 14 dite nuk kanë qenë të infektuar me virus si dhe secila biletë duhet të ishte e personalizuar, gjë e cila e rritë në maksimum koston dhe do të ishte e pamundur t’i mbulojë shpenzimet e klubit me një numër kaq të vogël të tifozëve, për këtë arsye ndeshja u zhvillua pa tifozë.

Por a do ta ketë të njëjtën pamje edhe ndeshja Llapi – Shkupi, e cila zhvillohet javën tjetër poashtu në Prishtinë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pwr Demokracia.com, ka thënë se ende asgjë zyrtare nuk ka dhe se klubi po e bën të pamundurën që ndeshja të luhet me tifozë.

“Ne jemi duke bërë çmos që ajo ndeshje të luhet me tifozë. Tash për tash ende asgjë zyrtare nuk ka. Ne kemi një kërkesë ndaj Qeverisë që ta rrit përqindjen e tifozëve prezentë, pasi vetëm 15 përqind është shumë pak”, ka thënë Batatina, i cili beson shumë se një stadium i mbushur me tifozë do të ishte ndihmesë e madhe për klubin.

“Jam i bindur që me praninë e tifozëve tanë në stadium do ta eliminojmë Shkupin”, ka përfunduar Batatina.

Të kujtojmë se ndeshja e parë Shkupi – Llapi në Conference LEague u mbyll me rezultat 2:0, ndërsa ndeshja e kthimit luhet me 15 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, pritet vetëm edhe firma

Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare