Sport

Llapi – Shkupi do të transmetohet në këtë kanal televiziv kosovar

Llapi do ta kërkojë mrekullinë të enjten mbrëma për ta eliminuar Shkupin.

Kjo përballje që i takon raundit të parë në Ligën e Konferencës zhvillohet në stadiumin “Fadi Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë duel do të jenë të pranishëm rreth 15 për qind të kapacitetit të stadiumit, e ku i bie se në shkallët e stadiumit do të jenë më shumë se 1 mijë shikues.

Ata që nuk do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër ballafaqimin ndërmjet Llapit dhe Shkupit mund ta shikojnë atë në transmetim nga RTK.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar klubi llapjan përmes një postimi në faqen zyrtare.

Kujtojmë se Llapi duhet ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë 2-0 kundër Shkupit në mënyrë që të plasohet në raundin tjetër të kësaj gare.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Man Cityt, Kompany me fjalë të mëdha për Laçin para ndeshjes

Sport

Ernest Muçi realizon gol spektakolar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit

Sport

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës nga Vëllaznimi

Sport

Reali tregon çmimin për Iscon