Sport

Llapi rikthen lojtarin e akademisë, e “blindojnë” me kontratë

Festim Haxhiu është rikthyer përsëri në klubin e KF Llapit.

Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook, Llapi ka bërë të ditur se mesfushori ka kthyer në radhët e tyre mesfushorin defanziv.

Haxhiu ishte pjesë e Superligës, ku në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit të Besës nga Peja.

Rikthimin e tij e ka mirëpritur kryetrajneri Tahir Batatina, i cili e ka blinduar me kontratë afatgjate 3 vjeçare.

Festim Haxhiu është fëmijë i rritur dhe zhvilluar në Akademinë e Llapit. I lindur më 18 qershor 2003, mesfushori i gjatë 1.86 m pjesën e zhvillimit e ka kryer tek Akademia e Llapit, duke kaluar të gjitha kategoritë e reja, si dhe ishte pjesë e ekipit U-19 për një edicion.

Haxhiu do të jetë pjesë e ekipit të parë këtë edicion si dhe ka të drejtë të luaj edhe me ekipin U-19.

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane

Sport

Start i dobët në Superligë, por Ulpiana tani ka një mesazh