Sport

Llapi refuzon 80 mijë eurot e Ballkanit për Valmir Veliun

5 ditë me radhë zgjatën negociatat, por marrëveshja nuk u arrit.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi e pati top prioritet, transferimin sulmuesit të Llapit Valmir Veliu.

Klubi nga Suhareka i kishte ofruar gjatë verës Tahir Batatinës plot 80 mijë euro për ta transferuar Veliun në Suharekë, bën të ditur “Indeksonline”.

Marrëveshja nuk u realizua për shkak që Batatina kërkonte përqindje në kartonin e Veliut, pas transferimit të tij jashtë Kosovës.

Në rast se palët do të arrinin dakord, 20 vjeçari do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të Superligës.

Skuadrat kosovare rrallë herë paguajnë dëmshpërblim për transferimin e lojtarëve, zakonisht marrin lojtarë që nuk kanë kontrata valide.

Ndryshe, Veliu menaxhohet nga kompania ‘Alf Sports’, klient i së cilës është edhe Milot Rashica.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i njohur ndahet me skuadrën e Ulpianës

Sport

Drita merr rrugë për në Turqi, kampionët do t’i zhvillojnë katër ndeshje kontrolluese

Sport

Ja kush janë kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Lampardin te Chelsea

Sport

Chibueze rikthehet në futbollin kosovar, afër marrëveshjes me klubin e njohur