Sport

Llapi reagon pas fitorës në Malishevë

Llapi ka marrë edhe një fitore të rëndësishme në javën e 13-të kampionale.

Klubi nga Podujeva në transfertë ka mposhtur Malishevën me rezultat 1:0. Ekipi llapjan ka një ecuri pozitive në gjashtë ndeshjet e fundit, derisa ka fituar pesë dhe një ka humbur.

Por blutë kanë edhe një ecuri pozitive në këtë edicion, teksa kanë marrë katër fitore radhazi si mysafir.

Llapi me anë të një njoftimi ka shfaqur disa statistika pas fitores së sotme, por edhe kanë theksuar se situata e vështirë në fillim, ka qenë motiv për kthim të fuqishëm.

Njoftimi i plotë:

Situatat e vështira në fillim janë gjithnjë motiv për rikthim të fuqishëm në vazhdim.

– Fitorja e sotme është fitorja e katërt radhazi si mysafir pas fitoreve ndaj Prishtinës, Ulpianës e Feronikelit;

– Ndeshja e tretë radhazi si mysafir që mbajmë portën e pa prekur;

– Autogoli i sotëm i vendasve e goli i fitores për ne ishte goli i 11-të i fitores së katërt rresht si mysafir

Vazhdojmë kështu djema!

Pas 13-të xhirove, Llapi zë vendin e pestë me 18-të pikë, derisa Malisheva ka hyrë në zonën e kuqe, teksa gjendet në vendin tetë me 12-të pikë.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *