Sport

Llapi – Prishtina: Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe rezultatet nga ndeshjet e tyre direkte

Sot (e mërkurë) do të mësohet skuadra e dytë finaliste në Kupën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Llapi dhe Prishtina do të zhvillojnë ndeshjen e dytë apo të kthimit në fazën gjysmëfinale.

Të dy skuadrat hyn në këtë ndeshje, pas fitoreve në kampionat. Llapjanët fituan ndaj Gjilanit, kurse kryeqytetasit ndaj Arbërisë.

Në fakt, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka regjistruar tri fitore dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe fitoren 2-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”.


Edhe skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka tri fitore në pesë ndeshjet e fundit, krahas një barazimi dhe humbjeje, duke përfshirë edhe humbjen nga Llapi më 7 prill.


Përveç fitores në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Llapi nuk ka fitore në katër ndeshjet e fundit në Superligë ndaj Prishtinës.

Dy fitore janë shënuar nga Prishtina, kurse dy ndeshje tjera kanë përfunduar baras.


Ndryshe, ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Llapit dhe Prishtinës zhvillohet nga ora 15:00 në “Zahir Pajaziti”.

Skuadra që siguron sot kalimin për në finale, do të takohet me skuadrën nga Liga e Parë, Dukagjinin.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s