Sport

Llapi – Prishtina: Drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarët e njëjtë të cilët e kanë gjykuar ndeshjen e parë gjysmëfinale

Të mërkurën (21 prill 2021) zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në Kupën e Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës.

Kjo gjysmëfinale e zjarrtë do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi në këtë ndeshje futet më e qetë pasi që në ndeshjen e parë në kryeqytet ka triumfuar me rezultatin 2-3 dhe kjo pritet të jetë përparësi e madhe për djelmoshat e Tahir Batatinës që po e kërkojnë finalen e madhe.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë gjyqtarët e njëjtë si në ndeshjen e parë. Shpëtim Murtezi do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.

 

Skuadra që kualifikohet në finale do të përballet me KF Dukagjinin nga Klina.

Postime të ngjajshme
Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës