
Llapi gjatë ditës së sotme ka prezantuar ardhjen e sulmuesit nga Shkodra, Jasmin Raboshta.
E skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina tashmë e kanë përforcuar edhe dy ardhje nga Shqipëria, përcjellë Gazeta Olle.
Anise, Nertil Hoxhaj dhe Franci Lena ende nuk janë prezantuar zyrtarisht në faqen e Llapit, gazeta ka siguruar fotografi të tyre gjatë nënshkrimit të kontratave.
Hoxhaj, njësoi si Raboshta vjen nga skuadra e Vushtrrisë ku kishte një edicion mjaft të mirë.
Kurse, Lena vjen nga Shkëndija e Tiranës ku dhe kishte shiritin e kapitenit.