Sport

Llapi përgatitet jashtë vendit për “Conference League”, Batatina paralajmëron transferime “bombastike”

Llapi në edicionin e fundit e fitoi Kupën e Kosovës në futboll, me ç’rast e ka prerë një “biletë” për garat evropiane, shkruan Zeri.info.

Skuadra nga Podujeva, e drejtuar nga Tahir Batatina, do të marrë pjesë në “Conference League”.

Futbollistët llapjanë kanë momentalisht janë duke pushuar derisa punës do t’i rikthehen më 5 qershor.

“Skuadra është në pushim deri më 5 qershor. Fazën përgatitore do ta nisin në Podujevë ndërkohë që më pas planifikojmë që të udhëtojmë jashtë Kosovës në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë pasi që në këto gara nuk e përfaqësojmë vetëm klubin tonë, por edhe futbollin kosovar”, ka thënë Tahir Batatina të enjten për Zeri.info.

Tutje, Batatina foli edhe për transferet që pritet t’i realizojë skuadra e tij në afatin kalimtar.

Llapi deri më tash është përforcuar me sulmuesin Drilon Fazliu, i ardhur nga Vushtrria.

“Plani jonë është që t’i transferojmë tre futbollistë shumë cilësorë dhe 2 ose 3 që janë me potencial për të ardhmen. Dihet se Llapi punon dhe u kushton shumë rëndësi lojtarëve të rinj, andaj edhe kësaj radhe synojmë që t’i afrojmë në ekip lojtarë të talentuar”, tha ndër të tjera Tahir Batatina.

Ndryshe, nga Llapi deri më tash janë larguar Sava Gardasevic dhe Alban Ramadani.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u

Sport

Prishtina me një mungesë të madhe për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve

Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!