Sport

Llapi përfundon në Disiplinor, kjo është arsyeja

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë mbledhjen e mbajtur me datë 22.11.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 14-të të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 13-të të VIVA FRESH Ligës së Parë.

Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për inicim disiplinor ndaj Llapit, shkruan Gazeta Olle.

Kjo për arsye të hedhjes së mjeteve piroteknike nga tifozët vendas, si dhe ofendimeve në kor ndaj ekipit mysafir.

Vendimi i plotë:

ndaj: FC ”Llapi ”. MOTIVI: Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese në afërsi të flamurit të korrnerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir.Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive.

Related posts
Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *