Sport

Llapi një ”fabrikë” talentësh

Llapi është një ndër skuadrat që këtë sezon ka spikatur me lojën me talentet e rinj.

Trajneri Tahir Batatina vazhdimisht në formacionin e tij ka inkuadruar futbollistë të tillë duke iu ofruar shansin e tyre për ta treguar vetën në Superligë. Por, mundësinë e ofruar nga trajneri këta futbollistë nuk e kanë çuar huq ku me paraqitjet e tyre kanë bërë që skuadrat evropiane të jenë të interesuar për shërbimet e tyre.

Këtë vit, katër futbollistë të Llapit janë kandidatë për transferim në Evropë falë paraqitjeve të mira, gjithnjë sipas trajnerit Batatina.

Ditë më parë, trajneri llapjan bëri me dije se Valmir Veliu, Hajdin Salihu, Kastriot Selmani dhe Alban Shabani janë duke u vëzhguar nga klube të huaja dhe se ata mund ta vazhdojnë rrugëtimin drejt sukseseve jashtë Kosovës.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport trajneri Tahir Batatina ka deklaruar që kjo është një politikë e klubit por që natyrisht që edhe synim i tij që këta futbollistë t’i çojë drejt skuadrave evropiane.

“Ky është projekti im dhe i kryesisë që më i zhvillu talentet dhe me kriju një skuadër ku t’i kenë dyert e hapura të gjithë talentet e futbollit. Ne poashtu duam t’i zhvillojmë lojtarë të ri në atë mënyrë ku skuadra pas disa viteve do të krijon të hyra financiare dhe do të jetë stabile për vite të gjata” tha fillimisht trajneri Batatina.

Më pas ai tha se kjo ka ndikuar që të ketë kërkesa edhe nga jashtë Kosovës, ku futbollistët e shohin si një “trampolinë” skuadrën e Llapit për të kaluar në skuadrat evropiane.

“Guximin gjithmonë e kam pasur që t’i inkuadroi në ndeshje lojtarët e ri dhe t’i promovoi, kjo ka bërë që nga Shqipëria, Maqedonia, Presheva dhe Bujanoci të vijnë në prova tek skuadra e Llapit për tu vlerësuar dhe tash kemi kerkesa edhe nga mërgimtarët që jetojnë në shtetet përendimore që fëmijët e tyre të vijnë tek llapi dhe pastaj përmes Llapit ta kapin ndonjë skuadër të madhe evropiane” përfundoi trajneri Batatina.

Kujtojmë që trajneri Batatina me shumë suksese e ka udhëhequr punën edhe me futbollistët Mirlind Daku dhe Festim Alidema të cilët arriti më pas t’i dërgoi në Evropë edhe pse fati nuk i përcjelli në mënyrën e duhur në aventurat e tyre në Evropë.

Postime të ngjajshme
Sport

E KONFIRMUAR: Skuadra nga Maqedonia rrëmben super-talentin kosovar

Sport

Ekskluzive: UEFA kërkon dorëheqjen e Ademit, i dërgon letër FFK’së

Sport

Qëndrim Gashi kërkohet nga tri skuadra elitare dhe një evropiane

Sport

E mërkura e pasur me futboll, vëmendja në Premierligë