
Llapi i ka filluar me entuziazëm përgatitjet dimërore para fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Fillimisht në Podujevë, skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina do ta zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve
Më pas, në fundjavën e ardhshme, llapjanët do të nisen drejt Antalias së Turqisë.
Në tokën turke, Llapi do t’i zhvillojë gjithsej katër miqësore.
Zëdhënësi i klubit, Petrit Miftari në një intervistë për “Zërin.info”, ka konfirmuar për miqësoret e Llapit
Fillimisht më 22 janar, Llapi do të përballet me skuadrën ruse, FC Tom Tomsk.
Kjo skuadër militon në Divizionin e Parë të kampionatit rus (kategoria e dytë).
Ndërkaq, dy ditë më vonë, djelmoshat e Batatinës përballen me skuadrën elitare bullgare, Arda Kardzhali.
Gjithashtu, Llapi do t’i zhvillojë edhe dy miqësore tjera, por që ende janë nënshkruar kontratat mes palëve.