
Skuadra e Llapit e ka nisur me transfere vitin 2020, duke bërë tre të tillë.
E gjatë ditës së sotme, kjo skuadër ka uruar në rastin e ditëlindjes të parin e tyre, Beqir Batatina.
“Sot feston ditëlindjen i pari i KF Llapit, Presidenti Beqir Batatina!
Në emër të stafit punues, trajnerëve, futbollistëve i urojmë ditëlindjen Presidentit tonë, duke i dëshiruar shumë shëndet e suksese në jetë, njëherit e falenderojmë për kontributin e dhënë dhe mbështetjen që na ofron në çdo aspekt”, shkruan faqja zyrtare e Llapit në Facebook.
Kujtojmë, Llapi gjendet në pozitën e shtatë në tabelën e Ipko Superligës pas 17-të xhirosh të luajtura.