Sport

Llapi me gjest fantastik, për ndeshjen e parë kampionale ndaj Ulpianës

Llapi zhvillon të shtunën (nesër) ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës.

Skuadra e Batatinën e fillon sezonin e ri ndaj skuadrës së inkuadruar në elitë, Ulpianës, shkruan Gazeta Olle.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, Llapi ka njoftuar se tifozët e skuadrës nuk do të kenë nevojë të paguajnë hyrjen për këtë ndeshje.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së kryesisë së klubit e cila u mbajt sot.

“Arsyeja që kryesia e klubit ka vendosur që hyrja të jetë pa pagesë në këtë ndeshje është mungesa e gjatë e tifozëve tanë në mbështetje të skuadrës. Një tjetër arsyeje që biletat për këtë ndeshje do jenë falas është mbështetja e ofruar në ndeshjen e Superkupës, ku arritëm ta fitonim trofeun e dytë brenda vitit, andaj KF Llapi u fton të merrni pjesë në përkrahje të skuadrës së zemrës gjatë gjithë ndeshjeve të kampionatit të ri”, thuhet në njoftimi e klubit.

Ndeshja mes Llapit dhe Ulpianës do të zhvillohet në Merdare për shkak se në stadiumin “Zahir Pajaziti” po vazhdon puna në vendosjen e barit natyral.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar