Sport

Llapi kritkohet për rezultatet e marrë në dy ndeshjet e para

Skuadra e Llapit i ka humbur dy ndeshjet e para të edicionit 2020/2021 në Superligën e Kosovës në futboll.

Me paraqitjet dhe rezultatet ka marrë kritika nga trajnerët e futbollit Faruk Statovci, Erdin Hashani dhe Sami Sermaxhaj.

“Është e pafalshme për një ekip që synon Evropën të pësoj gol naiv. Llapi mund të këndellet sepse ka marrë lojtar cilësor. U duhet kohë të komponohen 15 futbollistë”, ka thënë Statovci, derisa Hashani ka theksuar se nëse Llapi kalon me këtë formë edhe dy xhirot e ardhshme, do ta ketë vështirë të luftoj për titull.

“Nëse fillon deri ne xhiron e 4-5 ka qenë e vështirë. Nëse nuk e mposhtë një Trepça ’89 cka mund të bësh me Ballkanin, Gjilanin e të tjerave që do t’i ketë. Do t’i kushtojnë në fund humbjet nga këto skuadra”, ka thënë Hashani.

Më i ashpër në kritikë ka qenë trajneri Sami Sermaxhaj.

“Llapi është totalisht e paorganizuar. Shumë trajner mendojnë se përgatitja koncicionale është më e rëndësishme, jo që nuk është, por forma është loja. Nëse mendon një trajner që lojën t’ua udhëheq trajneri kondicional, është e gabuar”, ka thënë Sermaxhaj në emisionin “Sporti Total” të KTV-së.

Postime të ngjajshme
Sport

Rezultatet e ditës në Ligën e Parë

Sport

Rënditja tabelare në Superligën e Kosovës

Sport

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës

Sport

Florian Kohfeldt flet për Rashicën, tregon nëse do jetë startues kundër Hoffenheimit