.
Sport

Llapi ka siguruar shërbimet e “bomberit” nga Gana, dokumentacioni i futbollistit pranë finalizimit

Kur kanë mbetur edhe rreth një javë deri në mbyllje të afatit kalimtar dimëror, skuadrat e Superligës së Kosovës po bëjnë lëvizjet e fundit.

Në këtë afat kalimtar, Llapi e ka bërë një përforcim të madh në repartin ofanziv, raporton FrontOnline.

Fituesi i Kupës së Kosovës ka transferuar një futbollist shumë cilësor në sulm.

Bëhet fjalë për ganezin Latif Amadu.

Amadu ka një përvojë të madhe në futbollin evropian si dhe në atë arab.

28-vjeçari më parë kishte mbrojtur ngjyrat e Dynamo Brestit në Bjellorusi, te Teuta në Shqipëri dhe Kfar Qasem në Izrael, para se të niste karrierë në Arabi te Khaleej dhe Al-Ansar.

Por, tani Llapi ka siguruar shërbimet e tij, derisa FrontOnline mëson se futbollisti nga Gana është pranë ta finalizojë dokumentacionin për të luajtur në Kosovë.

Ndryshe, Amadu në Shqipëri me Teutën për dy vite ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Related posts
Sport

FIFA përditson renditjen e Kombëtareve – Kosova ngjitet për një pozitë

Show BizzSport

Megi Pojani në lidhje me futbollistin e njohur shqiptar

LajmeSport

A jeni gati? Florian Marku po përgatitet për duelin e radhës në “Air Albania”

LajmeSport

Futbollisti i Premier Ligës me plis në kokë e flamur kombëtar – motra e tij martohet në Kosovë!