Sport

Llapi ka rigjetur Ahmed Januzin në momentin e duhur: Shtatë gola në ndeshjet e fundit mesazh për rivalët e llapjanëve

Ahmed Januzi pa dyshim ishte investimi më i madh i Llapit në afatin kalimtar veror, kur e mori nga Prishtina.

Vushtrriasi ka pasur një sezon të kushtëzuar nga lëndimet, duke munguar një periudhë të gjatë, shkruan Gazeta Olle.

Por ai është rikthyer në kohën e duhur ku në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar shtatë gola.

 

Ai u kthye në aksion në fund të shkurtit, ndërsa golin e parë e gjeti ndaj Drenicës në trilerin që u mbyll 3:3, duke shënuar golin e fundit të takimit, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij.

Pak ditë më vonë sulmuesi i njohur shënoi edhe në Kupën e Kosovës kundër Trepçës ’89 në “Riza Lushta” për t’i dhënë kualifikimin Llapit.

Januzi nuk është ndalur as një ndeshjen pas saj, ku kundër Arbërisë gjeti golin në fitoren 4-3.

 

Forma e vushtrriasit vazhdoi edhe në Kupë në ndeshjen ndaj Prishtinës ku shënoi dy herë në fitoren 3-2 në “Fadil Vokrri”.

Tutje golin e gjashtë në pranverë ai e gjeti ndaj Dritës në humbjen 4-2.

Goli i shtatë për të erdhi në ndeshjen kthyese të Kupës mes Llapit dhe Prishtinës që u mbyll 2-2.

 

Ajo që bie në sy është se edhe sulmuesit tjerë si Edon Sadriu, Valmir Veliu dhe Kastriot Selmani, po ashtu po kalojnë formë të mirë.

Llapit i është kthyer sulmi, në kohën që i nevojitet më së shumti, në finishin e kampionatit.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien