Sport

Llapi jep një lajm fantastik për tifozët

Skuadra e Llapit, të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kthyese në Conference League, ku do të ndeshet me Shkupin, shkruan Demokracia.com.

Takimi i parë u mbyll me rezultat 2:0 në favor të Shkupit dhe përmbysja e Llapit duket e vështirë, por ajo sot ka thënë një lajm të mirë për tifozët.

Llapjanët përmes faqes zyrtare kanë njoftuar se në stadium nuk do të kërkohet test PRC për tifozët, kështu që nga nesër dalin në shitje biletat, dhe të gjithë ata që kanë fatin të blejnë biletën, pasi siç dihet numri i tyre është i kufizuar, do të jenë shumë komod në stadium.

Njoftimi i plotë i FC Llapit:

LAJM FANTASTIK!

Lejohet hyrja e publikut në stadium pa prezencë të testit PCR, vetëm me biletë të personalizuar me emër dhe mbiemër

Biletat e ndeshjes nga nesër në shitje

Nesër, e marte në ora 13:00 do dalin në treg biletat e ndeshjes së dytë të raundit të parë kualifikues së Konferencë Ligës, ndërmjet KF Llapi dhe FC Shkupi.

Pika e shitjes do jetë biletaria e klubit në objektin e stadiumit ”Zahir Pajaziti”. Për pika tjera të shitjes do njoftoheni me kohë.

Çmimi i biletës do të jetë 10 Euro për person.

Përshkak të kapacitetit të lejuar 15%, sasia e biletave është e limituar andaj mos humbisni kohë për ta pasur biletën e ndeshjes tuajën.

Të parët në Kosovë për organizimin e ndeshjes me tifozë! Së bashku drejt kualifikimit tutje në raundin tjetër.

Postime të ngjajshme
Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë