Sport

Llapi i vazhdon përgatitjet në Turqi nga fundjava e ardhshme, atje i zhvillon katër miqësore, Batatina synon edhe transferimin e një mbrojtësi

Llapi i ka filluar me entuziazëm përgatitjet dimërore para fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Fillimisht në Podujevë, skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina do ta zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve, raporton “Zeri.info”.

Më pas, në fundjavën e ardhshme, llapjanët do të nisen drejt Antalias së Turqisë.

Trajneri Batatina në një bisedë me “Zeri.info” ka konfirmuar se faza fillestare e përgatitjeve po ecë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Faza e përgatitjeve po shkon shumë mirë, skuadra është e kompletuar dhe i ka të gjitha kushtet e duhura”, ka thënë fillimisht Tahir Batatina për “Zeri.info”.

Sikur shumica e skuadrave tjera në Superligë, edhe Llapi do ta vazhdojë fazën përgatitore në Turqi.

Image
“Në fundjavën e ardhshme udhëtojmë drejt Antalias së Turqisë, aty kemi aranzhuar gjithçka për 11 ditë”, tregon më tej trajneri llapjan.

“Timonieri” i Llapit thotë se skuadra e tij do t’i zhvillojë katër miqësore në tokën turke.

“Atje do t’i zhvillojmë katër miqësore, dy prej të cilave tashmë veçse i kemi konfirmuar, por edhe dy të tjera do t’i aranzhojmë shumë shpejt. Janë skuadra profesionale evropiane”, potencoi ai.

Për fund, pas disa prurjeve dhe largimeve në këtë afat kalimtar, Batatina thotë se nuk do të ketë lëvizje “big” në vazhdim, përveç se një mbrojtës të krahut të majtë.

“Kemi bërë disa përforcime të reja këtë afat, kemi transferuar edhe një portier, dhe në vazhdim synojmë edhe një mbrojtës të krahut të majtë”, nënvizoi Batatina, duke shtuar se edhe disa talentë do të testohen në Antalia.

“Jemi të kënaqur me lojtarët që kemi sjellur deri më tani. Edhe në Antalia do të kemi disa lojtarë në prova”, përfundoi të shtunën për “Zeri.info” Tahir Batatina.

Ndryshe, Llapi stinorin vjeshtor në Superligë e mbylli në vendin e tetë me 20 pikë të tubuara pas 18 ndeshjeve.

Gjithashtu, djelmoshat e Batatinës janë edhe në garë për Kupën e Kosovës, ku ndodhen në çerekfinale. /

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Tahir Batatinës mbledh yjet e Dritës, Ballkanit dhe Llapit, premton diçka për vitin 2022

Sport

Përfundon ndeshja Ballkani – Vorskla, ky është rezultati përfundimtar

Sport

FC A&N transferon mesfushorin me përvojë të madhe në futbollin kosovar

Sport

Vitia ‘shpërthen bombën’ e radhës në këtë afat kalimtar, transferon mbrojtësin e njohur