
Llapi ka ftuar bashkatdhetarët llapjan që të vizitojnë stadiumin “Zahir Pajaziti”, gjatë ditëve që do t’i kalojnë ata në vendlindje.
Stadiumi bardhekaltër do t’i ketë dyert e hapura, njofton faqja zyrtare, përcjellë “Olle”.
Më poshtë njoftimi i klubit:
“Ju njoftojmë se gjatë qëndrimit në vendlindjen tonë të dashur, Podujevë, ju ftojmë të vizitoni stadiumin e qytetit dhe klubin e zemrës, KF Llapin.
Në çdo kohë dyertë e stadiumit janë të hapura për të gjithë ju që keni dëshirë të vizitoni stadiumin nga afër dhe të njoftoheni me infrastrukturën e re!
Duke ditur se vetë klubi ynë mbështetet dhe funksionon fuqishëm nga kryesia që jeton dhe vepron në diasporë, ne jemi mirënjohës dhe vlerësojmë kontributin e gjithsecilit mërgimtar që ndihmon vendlindjen në çfarëdo aspekti”