
Janë zhvilluar tri ndeshje në elitën e futbollit kosovar në kuadër të xhiros së 20-të.
Ndërkohë sot do të luhen dy ndeshjet e fundit e kësaj në Superligën e Kosovës.
Duke parë humbjen e liderit Dritës, Ballkani kërkon fitore për të dalë në vendin e parë dhe për tu barazuar me pikë me gjilanasit.
Ballkani është nikoqir i Feronikelit, një sfidë që pritet të jetë shumë interesante.
Vendasit duan vetëm tri pikët për të dalë në krye, derisa mysafirët nga Drenasi kanë për qëllim të mos humbasin në Suharekë.
Ndeshje interesante pritet të jetë në mes Llapit dhe Gjilanit, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Kjo sfidë do të sjellë rivalitet të madh, ku të dyja skuadrat me çdo kusht do ta kërkojnë vetëm fitoren.
Llapi – Gjilani 1:0
23’ Transversalja! Mentor Zhdrella godet bukur, transversalja ia mohon golin.
20′ Të dy skuadrat po mundohen të imponojnë lojën e tyre, por rastet po mungojnë.
17′ Llapi tentoi edhe një herë, kësaj radhe me Engjëll Hotin nga distanca, por topi shkon jashtë portës.
8’ Gjilani tenton të reagojë me Ardit Hilën, por pa sukses.
GOL 3′ Llapi ka shënuar që në start. Elvis Prençi (Llapi) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për 1-0.
May be an image of 1 person dhe tekst
1′ Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Peposhi, Shabani, Prenci, Emini, Hoti, Arb. Ramadani, Zhdrella, Veliu, Sava, Sadriu.
Gjilani: Koliçi, Kastrati, Fustar, Sorsa, Veliu, Hila, Useini, Musolli, Kelmendi, Qyrbja, Progni.
Gjyqtarë: Alban Shala, Bujar Selimaj, Granit Hyseni, Vigan Ibërdemaj
13:30 Ballkani – Feronikeli
Ballkani: Ljuljanianovic, Thaqi, Potoku, Berisha, Hoxha, Gripshi, Daku, Kuç, Jashanica, Prekazi, Baftiu.
Feronikeli: Avdyli, Hoxha, Thaqi, Mala, Princ, Pllana, Dabiqaj, Kojasevic, Carioca, Hoti, Maliqi.