Sport

Llapi fiton me rezultat tenistik nga skuadra tjetër nga Podujeva!

Llapi e ka zhvilluar një miqësore me skuadrën tjetër nga Podujeva, Besiana Internacional, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e cila është zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, ka përfunduar me fitore prej 6:0 për të besuarit e Batatinës.

Golat në këtë ndeshje u realizuan nga Alef Firminio (11′ dhe 12′), Alban Shillova (17′ nga penalltia), Kastriot Selmani (21′ dhe 25′) dhe Festim Alidema (85′).

Llapi edicionin e ri në Superligën e Kosovës e ka nisur me dy barazime njërën ndaj Ulpianës dhe tjetrën ndaj Dritës. Ndërsa, Besiana Internacional bën pjesë në Ligën Rajonale te Prishtinës.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar