Sport

Llapi – Ballkani: Rezultatet në pesë takimet e fundit mes vete

Stinori pranveror në futbollit kosovar starton ditën e sotme (e martë) me tri ndeshje të 1/8 së Kupës së Kosovës.”.

Kjo fazë e Kupës ka sjell edhe dy ndeshje tejet interesante e njëra nga to luhet në Podujevë.

Llapi i drejtuar nga trajneri, Tahir Batatina do të mirëpres skuadrën e Ballkanit të Suharekës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Dy skuadrat janë të përgatitura maksimalisht dhe vijnë nga faza përgatitore e kryer në Antalia të Turqisë që të jenë të gatshme për sfidat që i presin në stinorin pranveror.

 

Llapi që ka ngecur në kampionat kërkon ta shpëtojë sezonin dhe të triumfojë në Kupë. Ballkani në anën tjetër është në luftë për titull të kampionit, por Kupa është gjithashtu synim i tyre për të paktën të marrin pjesë në gara evropiane, shkruan Zëri.

Në pesë përballjet e fundit të ndërsjella ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, janë këta të fundit që gëzojnë bilanc më të mirë.

“Portokallezinjtë” kanë fituar tri takimet e fundit në pesë të zhvilluara, kurse dy herë janë pajtuar me nga një pikë.

Ballafaqimi ndërmjet Llapit dhe Ballkanit fillon nga ora 13:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Milan gjen zëvendësuesin e Donnarummas

Sport

Atmosferë fantastike te Drita, drejtori i klubit befasohet për datën e tij të lindjes!

Sport

Liga e Parë, këto janë delegimet e plota të xhiros së 17-të

Sport

Zyrtarët e ndeshjeve të Superligës për xhiron e 23-të