Lajme

Lladrovci porosi për qytetarët e Drenasit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët e komunës së tij disiplinë dhe respektim të masave të reja të cilat miratoi Qeveria në luftën ndaj COVID-19.

“Ne jemi në kufi të komunave që janë në zonën e kuqe por edhe të gjelbër. Nëse ne nuk do të kemi raste të reja të virusit, ngjyra jonë e verdhë, bëhet e gjelbër, por në rast mosdisipline, hyjmë në zonën e kuqe të rasteve”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i tij i plotë:

Qytetarë të nderuar të komunës së Drenasit,

Kërkoj nga Ju, disiplinë dhe respektim të plotë të masave të cilat i solli Qeveria për pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid 19.

Ne jemi në kufi të komunave që janë në zonën e kuqe por edhe të gjelbër. Nëse ne nuk do të kemi raste të reja të virusit, ngjyra jonë e verdhë, bëhet e gjelbër, por në rast mosdisipline, hyjmë në zonën e kuqe të rasteve.

Zonja e zotërinj,

Mos u bëni pakicë e cila nuk i respekton masat kundër Covidit. Mos lejoni që pakujdesia e pakicës, të përcaktoj jetën ditore të shumicës.

Nëse i respektojmë masat, kalojmë në zonën e gjelbër, duke e ulur rrezikun dhe numrin e të infektuarve. Zbatimin e masave e kemi secili në dorën tonë. Mos zbatimi i masave, sjell fatkeqësi për juve, familjen tuaj dhe shtetin tonë.

Kërkoj nga Ju, respektim të masave kundër virusit, pa përjashtim. Jeta ka vlerë, ruaje!

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga shtatë fjalë, kandidati për doktoratë, Flakron Shala, një e shkruan mirë në koment

Lajme

Kaq është gjoba për moskarantinim në Zvicër

Lajme

Nëse nuk i nuhasni këto dy aroma, mund të keni koronavirus

Lajme

Sot do të nis faza e dytë e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave