Sport

Lladrovci ju kërkon falje “Tigrave të Zi” për paraqitjet e dobëta | Ja reagimi i tyre

Klubi Futbollistik “Feronikeli” nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbin lokal ndaj Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com

Ndeshja përfundoi 2-2. Golat për “kuqezinjtë” i realizoi Almedin Murati, kurse për ‘Niklin’ golat i realizuan Albert Dabiqaj dhe Marko Millickovic.

Ndërkohë, ky është edhe dështimi i dytë me radhë nga “Industrialistët”, pasi në xhiron e kaluar kanë humbur nga Ballkani me rezultat 3:2 dhe nga tri xhiro të zhvilluara Nikli gjendet në koutën e katër pikëve.

Por, kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci pas barazimit në derbin lokal me Drenicën, në emër të lojtarëve i ka kërkuar falje “Tigrave të Zi” për paraqitjen e dobët duke theksuar se shpresojnë në rezultatet pozitive në takimet e radhës.

Këtë kërkim falje e kanë bërë të ditur tifo-grupi “Tigrat e Zi” në llogarinë e tyre duke theksuar se e pranojnë faljen.

“Ne emer të lojtarve ju kërkoj falje për paraqitjen e dobët, shpresojmë t’iu rikthehemi rezultateve pozitive në ndeshjet në vijim.

Por ne si Tifozeri do të ju falmi gjithmonë sepse ne ndihemi fajtor kur sjemi pranë jushë dhe ju jeni qe na dhuroni emocione në çdo ndeshje dhe luani për fanellen qe pëshond rënd për ne po ashtu dhe për ju , shpresojmë rikthimin në tribuna dhe të ndajm knaqsine, dhimbjen se bashku.

Faleminderit Kapiten po ashtu të gjithë lojtarve që kontribojnë për klubin tonë të zemres”, thuhet në postimin e bërë nga “Tigrat e Zi”

Kapiteni jonë na ka kerkuar falje për ndeshjen e sotme:

  • Ne emer të lojtarve ju kërkoj falje për paraqitjen e dobët, shpresojmë t’iu rikthehemi rezultateve pozitive në ndeshjet në vijim🙏.

Por ne si Tifozeri do të ju falmi gjithmonë sepse ne ndihemi fajtor kur sjemi pranë jushë dhe ju jeni qe na dhuroni emocione në çdo ndeshje dhe luani për fanellen qe pëshond rënd për ne po ashtu dhe për ju , shpresojmë rikthimin në tribuna dhe të ndajm knaqsine, dhimbjen se bashku.

Faleminderit Kapiten po ashtu të gjithë lojtarve që kontribojnë për klubin tonë të zemres.

KF Feronikeli – Dashuri që s’shuhet kurrë 💚

FERONIKELI – KRENARIA E DRENICES 🇦🇱💪

Postime të ngjajshme
Sport

Rënditja tabelare në Superligën e Kosovës

Sport

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës

Sport

Florian Kohfeldt flet për Rashicën, tregon nëse do jetë startues kundër Hoffenheimit

Sport

Superliga: Mbyllen pjesët e para