Lajme

Lladrovci jep lajmin e madh për ngrohjen qendrore në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se Western Balkans Investment Framework, WBIF, (Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor), ka dhënë grantin për ngrohje qendrore për disa komuna të Kosovës, ku përfshihet komuna e Drenasit, angazhim ky i filluar më 2017.

Sipas Lladrovcit, ky është projekt nga Komisioni Evropian, që përfshin Drenasin, ku ngrohja do të merret nga energjia termike dhe do të përdoret për ngrohjen qendrore në komunën e Drenasit.

Njoftimi i Lladrovcit:

Jam i lumtur se Western Balkans Investment Framework, WBIF, (Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor), ka dhënë grantin për ngrohje qendrore për disa komuna të Kosovës, ku përfshihet komuna e Drenasit, angazhim ky i filluar më 2017.

Ky është projekt nga Komisioni Evropian, përfshin Drenasin, ku ngrohja do të merret nga energjia termike dhe do të përdoret për ngrohjen qendrore në komunën e Drenasit.

Ngrohja qendrore për komunën tonë, do të jetë kontribut i madh për cilësinë e jetës së qytetarëve, mbrojtjen e ambientit, si dhe të mirat tjera që do të përfitojnë qytetarët. Ky projekt, i filluar më 2017, tashmë ka marrë rrugën nëpërmjet “Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor”.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë