Lajme

Lladrovci i kthen përgjigje Fatmir Limajt e Bilall Sherifit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nëpërmjet një postimi, i është përgjigjur Fatmir Limajt dhe Bilall Sherifit, pasi ata reaguan ndaj adresimit të tij, në tubimin elektoral në Drenas, transmeton Gazeta Metro.

Lladrovci ka shkruar në Facebook se kurdo që ua merr mendja për ta kontestuar këtë, ai është i hapur që të përballet në debat me Nismën.

“Ia bëj me dije, Fatmir Limajt dhe Bilall Sherifit, kurdo që ua merr mendja për të më kontestuar, jam i hapur të ballafaqohem me ta para kamerave, ka shkruar Ramiz Lladrovci.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Përgjigje Fatmirit e Bilallit

Është bërë traditë e keqe që në fushata zgjedhore shpërthen trimëria e paparë e disa protagonistëve të njohur për mua që e njoh organizimin nga vitet ‘80 dhe minuta e parë e organizimit për çlirim. Këta trima, e shpallin veten bartës të së vërtetës për liri, çlirim dhe vulës së patriotizmit. Jo, kjo te unë nuk kalon.

Dy të vërteta që i kam thënë, rreth një protagonisti, nuk mund të kontestohen, sepse janë të vërteta. Këtë “trim të fushatave” e kam quajtur më heret “teneqe” dhe e kam prekur pak me “tërheqje taktike”. Kjo, për t’i dhënë kohë të mendojë se lufta nuk është pikë e fortë e tij.

Ia bëj me dije, Fatmir Limajt dhe Bilall Sherifit, kurdo që ua merr mendja për të më kontestuar, jam i hapur të ballafaqohem me ta para kamerave.

Respekti im për çdo ushtar të UÇK-së që ka qenë qoftë një minutë në uniformë të UÇK-së, ishte, është dhe mbetet në maksimum, duke i nderuar aq sa mundem, por ngjarjet e historisë të mos i interpretojnë sipas fushatave, sepse i fyen ata që kontribuan,

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë dy shtetet e vetme ku ka më shumë gra se burra në parlament

Lajme

Vdes punëtori i Postës nga COVID-19

Lajme

Vaksinat anti-Covid shiten në tregun e zi, sa kushton një dozë

Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare: Koronavirusi u merr jetën dy prindërve dhe djalit të tyre të vetëm