Lajme

Lladrovci e thumbon Kurtin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar vizitën dyditore të kryeministrit të vendit Albin Kurti në Bruksel, e ku u rikthye edhe tema e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se të arriturat e Kosovës, shteti dhe shtetësia nuk mund të jenë pazar në tavolinat e negociatave, shkruan Gazeta Express.

Më tutje Lladrovci tha se historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit.

“Jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash.

Është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë. Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Është fat yni që prijësit tanë, heronjtë tanë, nuk e kishin kurrë asnjë luhatje në rrugën e çlirimit. Me çdo kusht e deshtën lirinë e Kosovës. Jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash.

Është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë. Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!

Postime të ngjajshme
Lajme

I moshuari: S’kam pasë virus, sot dyshoj që e mora këtu

Lajme

Arben Vitia shkarkon dy zyrtarë të shëndetësisë

Lajme

Citaku: E tmerrshme, nëna ime ka pritur katër orë për të marrë vaksinën Anti Covid

Lajme

Snajperisti gjerman i Koshares i komenton Vjosa Osmanit, ia poston foton nga qendra e vaksinimit