Sport

Liverpoolit i ndalet hyrja në Gjermani për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Liverpoolit i është ndaluar hyrja në Leipcig për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Gjashtëherë kampioni i Evropës do të përballet me RB Leipzigun në kuadër të fazës 1/16, me ndeshjen që pritej të luhej në “Red Bull Arena” më 16 shkurt, shkruan “Zeri.info”.

Por, tashmë është konfirmuar se shkaku i situatës së rënduar me pandeminë dhe variantit të ri, “Të Kuqtë” nuk do të udhëtojnë në Gjermani.

Ndeshja pritet të luhet në vend neutral, kështu që RB Leipzigu duhet ta gjejë një stadium tjetër, si dhe t’i mbulojë kostot.

Mediat në ishull kanë raportuar se ndeshja mund të luhet edhe në Londër dhe se një stadium në kryeqytet është kontaktuar.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Liverpoolit, favoriti kryesor për ta zëvendësuar Kloppin

Sport

Takime super-derbi në Angli, Itali e Spanjë, këto janë ndeshjet që nuk duhen humbur sot

Sport

Dy duele interesante në Superligë, Llapi – Ballkani transmetohet në dy kanale televizive

Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante