Sport

Liverpooli vendos përfundimisht për të ardhmen e Shaqirit

Liverpooli ka vendosur të mos e shesë sulmuesin Xherdan Shaqiri këtë afat dimëror.

“Reds” kanë nevojë për financa që të bëjnë disa transferime në mbrojtje dhe kohën se fundit flitej për largimin e disa lojtarëve, e ndër ta edhe ylli shqiptar që përfaqëson Zvicrën, transmeton lajmi.net.

Por, kampioni i Anglisë ka vendosur të mos e largojë Shaqirin këtë afat dimëror, meqenëse është shëruar nga lëndimet, derisa ishte i pranishëm si zëvendësues edhe në humbjen ndaj Southamptonit.

Pos kësaj, Shaqiri është i lumtur në “Anfield”, aty ku do qëndrojë se paku deri në verë.

Në të kaluarën interesim për sulmuesin kanë shprehur disa skuadra të mëdha, si Roma, Galatasaray dhe Sevilla.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim