Sport

Liverpooli dhe tri klube tjera të mëdha futen në garë për Xhakën

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është i fundit që interesohet për transferimin e mesfushorit shqiptar të Arsenalit dhe Përfaqësueses së Zvicrës.

Xhaka është prioritet kryesor i klubit italian, Roma, për ta transferuar në verë pasi është dëshira më e madhe e trajneri të ri, Jose Mourinho.

Megjithatë, edhe pse raportohet se klubi italian është afër një marrëveshje për transferimin e Xhakës në kryeqytetet, nënshkrimi i tij pritet të sjell shumë konkurrencë.

Sipas mediumit Transfer Market Web, klube të shumta në të gjithë Evropën po ndjekin mesfushorin shqiptar të Arsenalit.

Klubi i fundit që ka shprehur interesim për transferimin e kapitenit të Zvicrës është rivali i Arsenalit, Liverpooli.

Xhaka thuhet se po shikohet më vëmendje të madhe nga Liverpooli, ndërsa interesim për transferimin e tij kanë shprehur edhe Juventusi, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Tottenham.

Çmimi i Xhakës u raportua se ishte 20 milionë euro, por paraqitjet brilante në Euro 2020 thuhet se e kanë ngritur atë në një minimum prej 25 milionë eurosh.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit me këtë këngë

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!