Sport

Liverpool me dy mungesa të mëdha për ndeshjen e radhës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Liverpool ka marrë një goditje të madhe para ndeshjes së fundjavës, duke u përballur me dy lëndime para sfidës me Crystal Palace.

Mohamed Salah dhe Andy Robertson, nuk do të paraqiten kundër Crystal Palace në fundjavë, shkaku i lëndimit.

Sipas ‘Sky Sport News’, si sulmuesi egjiptian, ashtu edhe e majta skoceze, do të humbasin ndeshjen në ‘Selhurst Park’.

Salah po vuan nga një lëndim në kyçin e këmbës, të pësuar më 5 tetor në sfidën kundër Leicester City.

Ky lëndim kishte bërë që ai të humbiste ndeshjen kundër Manchester United në ‘Old Trafford’, ku është edhe ndeshja e vetme ku Liverpool ka lëshuar pikë.

Ndeshja mes Crystal Palace dhe Liverpool luhet ditën e shtune.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv