Sport

Liverpool – Manchester City: Renditja tabelare, mungesat dhe formacionet e mundshme nga super derbi anglez

E gjithë vëmendja për ditën e sotme do të jetë në Premier Ligë, aty ku takohen Liverpooli dhe Manchester City, shkruan Zeri.info.

‘Qyetetarët’ janë në formë të jashtëzakonshme, pasi që kanë regjistruar 11 fitore dhe 2 barazime në 13 ndeshjet e fundit në kampionat.

Kurse, ‘Të Kuqtë’ nuk po arrin assesi të këndellen shkaku i lëndimeve, teksa në këtë ndeshje hyjnë pas humbjes befasuese në shtëpi nga Brightoni.

Nënkampioni anglez renditet i pari me 47 pikë dhe një ndeshje më pak, kurse kampioni në fuqi i Anglisë renditet i katërti me 40 pikë.

Mungesat dhe formacionet e mundshme:

Liverpooli është duke u përballuar me lëndime të shumta, derisa Jurgen Klopp nuk do t’i këtë në dispozicion as sot, lojtarët si: Virgil van Dijk, Diogo Jota, Joe Gomez, Joel Matip e Naby Keita.

Dy përforcimet e janarit, Ozan Kabak dhe Ben Davies, pritet të përfshihen sot në skuadër, me mbrojtësin turk që pritet të jetë në formacionin titullar.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Kabak, Fabinho, Robertson; Thiago, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

Në anën tjetër edhe Pep Guardiola nuk do t’i këtë dy nga lojtarët kryesor, Sergio Agueron dhe Kevin de Bruynen, teksa mungon edhe Nathany Ake.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Bernardo, Rodri, Gundogan; Mahrez, Jesus, Sterling.

Kujtojmë që ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester City zhvillohet nga ora 17:30 në ‘Anfield Road’.

Postime të ngjajshme
Sport

“Toki” flet për fitoren e Prishtinës në Mitrovicë

Sport

“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës

Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin