Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Liverpool FC ka gati ofertat për zgjatjen e kontratave me gjashtë yjet e tyre – përfshi Salah dhe Mane – pasi nënshkruan me Alexander-Arnold.

Por Roberto Firmino nuk është në listë megjithëse kontrata i skadon më 2023’n, transmeton Gazeta Metro.

Mohameed Salah, Sadio Mane dhe Virgil van Dijk janë në listë. Allison Becker dhe Andrew Robertson dhe Fabinho e kompletojnë listën e yjeve që do të shpërblehen me kontrata të reja.

Gazeta sportive britanike The Athletic raporton se drejtori sportiv i Liverpool Michael Edwards ka synim të mbyll këtë çështje këtë verë duke stabilizuar skuadrën me kontrata të reja.

Por ka raporte se negociatat me kapitenin Jordan Henderson për kontratë të re janë bllokuar.

Henderson ka mbushur 30 vite tanimë dhe një zgjatje dhe rritje e pagës për të mund të jetë barrë për klubin që ka disa yje që kanë arritur moshën ku fillon rënia e fuqisë fizike për të përballuar gara si Premier League dhe Champions League.

30 vjeç është edhe sulmuesi brazilian Roberto Firmino, që me ardhjen e portugezit Diogo Jota vitin e kaluar, megjithëse kaloi një periudhë i lënduar la ca nën hije treshen e famshme ofensive të Liverpool me paraqitjet e tij dhe nxiti spekulime për të ardhmen e tyre.

Liverpool Fc është i njohur për qasjen statistikore në përzgjedhjen e futbollistëve dhe të ashtuquajturin transferime me komitet, që ka sjellë rezultate shumë të mira deri tani për klubin.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane