Sport

LIVE Superliga: Këto janë rezultatet pas pjesës së parë në ndeshjet, Prishtina – Gjilani dhe Ulpiana – Drenica

Superliga do të mbyllë javën e saj të katërt me dy super takime.

Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, kur edhe do të zhvillohet takimi mes Prishtinës dhe Gjilanit, shkruan Sheshi.info

Ndeshje e zjarrtë zhvillohet edhe në “Sami Kelmendi” e ku takohen Ulpiana me Drenicën.

Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto dy përballje.

LIVE

PRISHTINA 0 – 0 GJILANI

37′ Kryeziu (Pri) doli i vetmuar me portierin Koliçi, i cili doli shpejt për t’ia ngushtuar hapësirën dhe me fat shpëton golin e sigurtë

34′ Ndëshkohet me karton të verdhë trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi

30′ Kryeziu (Pri) me një rast të artë për të shënuar gol, por nuk e përcepton si duhet topin, i cili në fund përfundon jashtë

25′ Krasniqi (Pri) vjen me një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë, mbrojtja e Gjilanit reagon shpejtë

20′ Progni (Gjil) gjuan nga goditja e lirë, megjithatë nuk arrin që t’i afrohet portës

16′ Shabani (Pri) godet fuqishëm me të majtën, por goditja e tij nuk ishte aspak e saktë. Ky ishte tentimi i parë i Prishtinës

6′ Prekazi (Gjil) provon me një goditje pas aksionit të ndërtuar nga skuadra e Gjilanit, por topin përfundon lartë

1′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Prishtina:Halimi; B.Krasniqi, Vangjeli, Atanda, Mici; Boshnjaku, Avdyli; Shabani, E.Krasniqi, Hoti; Kryeziu; Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Gjilani: Koliqi; Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha; Useini, Musolli, Dabiqaj; Progni, Krasniqi, Hajdari; Kryetrajner: Ismet Munishi

Gjyqtarët: Dardan Çaka, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Selim Isufi, Erdal Zasella (VAR)

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

ULPIANA 0 – 0 DRENICA

40′ Selimi (Ulp) me një rast shumë të mirë në këtë takim, por mbrojtja e Drenicës e vëmendshme

36′ Gashi (Dre) mundohet të godasë topin drejtë portës nga gjuajtja e lirë, por e bënë në mënyrë të dobët

17′ Mëziu (Dre) gjendet në sulm mjaftë mirë, por topi shumë i shpejtë për të

5′ Një skemë e përgatitur nga lojtarët e Ulpianës, megjithatë dështon të realizohet

1′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Blakçorri; Gjoni, Emini, Musliu, Mustafa; Shala, Junior, Rezi; Haliti, Selimi, Santos. Kryetrajner: Edlir Tetova.

Drenica:Haxhijaj; Lushtaku, Jashari, Qaqi, Veliu; Thaqi, Hamiti, Gashi; Uka, Zabergja, Mëziu. Ndihmës-trajner: Gani Geci.

Gjyqtarët: Mentor Ajeti, Arbnor Bullatovci, Altin Zhegrova, Burim Jahmurataj, Gramos Shala (VAR).

Stadiumi i qytetit në Suharekë

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit