Sport

LIVE SUPERLIGA: Këto janë rezultatet momentale në ndeshjet, Gjilani – Drita, Drenica – Llapi dhe Ballkani – Malisheva

Superliga e Kosovës në futboll sot vazhdon me tri ndeshje për ta përmbyllur javën e 15-të.

Pa dyshim se ndeshja kryesore dhe më e zjarrta në Kosovë pritet të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, aty ku skuadra e SC Gjilanit do përballet me rivalin lokal FC Dritën, shkruan Sheshi.info

Interesant pritet të jetë edhe dueli i cili zhvillohet në Skenderaj, aty ku Drenica do t’i bëjë konak ekipit të Llapit. Në ndeshjen tjetër, Ballkani do të jetë nikoqir i Malishevës në Suharekë.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 13:00 dhe Gazeta ‘Sheshi’ do të raportojë minutë pas minute për këto sfida.

LIVE:

GJILANI 0:0 DRITA

16′ Islami (Drita) ndërhyn ashpër në Razakun, zverdhët nga Murtezi

11′ Progni (Gjilani) fare pranë të shënoj nga rivënia e këndit, por e grushton Maloku

– Nis ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Razak, Aziz, Torassa, Progni, Krasniqi. Kryetrajneri: Ismet Munishi

Drita: Maloku, Islami, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Broja, Ajzeraj, Fazliu, Kryeziu, Simonovski. Kryetrajneri: Ardian Nuhiu

Gjyqtarët: Sh. Murtezi, F. Jashari, H. Osmani, V. Hoxha – VAR: M. Bejtullahu, E. Podvorica

Stadiumi: i “Qytetit”, Gjilan

BALLKANI 0:0 MALISHEVA

6′ Thaqi (Ballkani) gjuan me kokë, por mbi portë

– Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Bytyqi, Jashanica, Thaqi, Hoxha, Kuç, Gashi, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Solomon. Kryetrajneri: Bekim Isufi

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Hoti, Vitija, Dumani, Bruqi, Binishi, Hyseni, Olivier, Stullqaku. Kryetrajneri: Arsim Thaqi

Gjyqtarët: D. Çaka, E. Bicaj, M. Berisha, L. Jashari – VAR: E. Zasella, B. Morina

Stadiumi: i “Qytetit”, Suharekë

DRENICA 0:0 LLAPI

11′ Da Silva (Drenica) gjuan në brendësi të zonës, topi përfundon pranë portës

10′ Tahir Lushtaku (Drenica) trajneri ndëshkohet me të verdhë nga Kasumi, shkak protestave

8′ Firmino (Llapi) teston Kaloshin, ky i fundit i sigurtë në gjuajtjen e kundërshtarit

4′ Dervishaj (Drenica) provon nga distanca, por pret Coric

– Nis ndeshja!

Formacionet zyrtare

Drenica: Kaloshi, Qaqi, Lushtaku, Jashari, Thaçi, Derivishaj, Mëziu, Avdulli, Da Silva, Uka, Zabërgja. Kryetrajneri: Tahir Lushtaku

Llapi: Coric, Prençi, Idrizi, Shabani, Peposhi, Maliqi, Ramadani, Riviera, Veliu, Firmino, Neto. Kryetrajneri: Tahir Batatina

Gjyqtarët: B. Kasumi, F. Berisha, B. Selimaj, V. Ibërdemaj – VAR: M. Ajeti, L. Muhadri

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skënderaj

Related posts
Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Barcelona

Sport

Një turne i madh do të mbahet këtë muaj në kryeqytet – këto janë detajet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *