Sport

LIVE SUPERLIGA: Gjilani – Prishtina, realizohet goli i parë në këtë përballje

Superliga vazhdon edhe sot (e diel), në orar janë dy ndeshje, shkruan Sheshi.info

Ndeshja kryesore e javës së 13-të do të zhvillohet në Anamoravë, pasi aty do të përballen Gjilani dhe Prishtina. Beteja në mes kuqebardhëve dhe bardhekaltërve do të ketë për objektiv pikët e plota.

Ndërsa në Klinë, Dukagjini sfidohet nga Feronikeli. Bardhegjelbërit kërkojnë fitore për të iu hakmarruar ‘industrialistëve’ nga humbja e pësuar në ‘Rexhep Rexhepi’, derisa edhe Nikli dëshiron pikët e plota në këtë përballje.

Sheshi.info do të ju mbaj të informuar në kohë reale për çdo ndryshim të rezultatit.

GJILANI – PRISHTINA 0:1

30′ GOOOOOL! Hoti kalon në epërsi bardhekaltërit

27′ Kryeziu (Prishtina) rast të mirë, por Koliçi i mohon golin

14′ Progni (Gjilani) provon të kaloj në epërsi ekipin e tij, mirëpo Halimi ndalon këtë gjë

12′ John (Prishtina) sërish shpërdoron mundësi të mirë, tani gjuan jashtë porte

10′ John (Prishtina) mundësi e artë për të kaluar në epërsi, ballë me ballë me Koliçin, por ky i fundi del fitimtar

8′ Progni (Gjilani) teston nga faulli Halimin, portieri prishtinas e pret mjaft mirë gjuajtjen e tij

– Nis ndeshja

– Tifozëria nga kryeqyteti “Plisat” kanë udhëtuar në Anamoravë për të përkrahur ekipin e tyre dhe kërkojnë pikët maksimale nga Prishtina.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi, Sorsa, Halili, Useini, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Hajdari, Torassa, Progni, Krasniqi. Kryetrajneri: Ismet Munishi

Prishtina: Halimi, Krasniqi, Bekteshi, Otande, Mici, Karabeci, E. Krasniqi, Boshnjaku, Hoti, Kryeziu, John. Kryetrajneri: Zekrija Ramadani

Gjyqtarët: D. Çaka, B. Selimaj, E. Bicaj, B. Ajeti – VAR: E. Zasella, I. Ceroviku

Stadiumi: I “Qytetit”, Gjilan

DUKAGJINI – FERONIKELI 0:0

– Përfundon pjesa e parë

+ 2 minuta lojë shtesë

43′ Maliqi (Feronikeli) sërish provon të realizoj, Haxhihamza prapë del fitimtar

35′ Ahmeti (Dukagjini) teston Smakiqin, ky i fundit pret mjaftë mirë tentimin e tij

22′ Kuçi (Dukagjini) ndëshkohet me të verdhë

21′ Maliqi (Feronikeli) rrezikon klinasit, por gjuajtja e tij përfundon mbi portë

20′ Ahmeti (Dukagjini) tenton të realizoj, por bllokohet nga mbrojtja e Niklit

– Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Kuçi, Ahmetaj, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani, Jashanica. Kryetrajneri: Armend Dallku

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Maliqi, Gashi, Cervadiku, Kastrati. Kryetrajneri: Faruk Elshani

Gjyqtarët: V. Kastrati, M. Berisha, T. Ibërdemaj, V. Hoxha – VAR: M. Bejtullahu, E. Podvorica

Stadiumi: “18 Qershori”, Klinë

Related posts
Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *