Sport

LIVE Superliga e Kosovës: Drita – Trepça ’89, Drenica – Besa

Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë ditën e sotme me dy takime mjaftë interesante.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita nuk pritet të ketë punë të lehtë, pasi pret Trepçën ’89 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjilanasit duan triumfin e dytë në edicionin pranveror, derisa Minatorët kanë udhëtuar për të shkaktuar befasi.

Te Drita nga lëndimet janë kthyer edhe dy yjet, Faton Maloku e Ardian Cuculi që ndodhen në bankën rezervë.

Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në fushën me bari sintetik në Drenas,ku Drenica pret Besën e Pejës.

Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores, pasi vetëm në këtë mënyrë do të largoheshin nga pozita e parafundit në tabelë.

Në anën tjetër Besa duket e dorëzuar tanimë, por udhëton drejt Drenasit për të shkaktuar befasi.

Drita – Trepça ’89

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, Arago, Limani, Namani, Ahmeti, Xh.Shabani, Blakcorri, B. Shabani, Fazliu, Rexha, Alidema.

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Ard. Muja, Jashari, Shala, Ademi, Mashau.

(Gjyqtarët e ndeshjes: Besfort Kasumi, Lumturije Muhadri, Alban Ejupi)

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Kjo është lista e golashënuesëve pas 22 xhirove

Sport

Komisioni për Ankesa shqyrton shkresën e Drenicës, ky është vendimi i marrë!

Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit