
Arbëria do të jetë nikoqire e Prishtinës në kaudër të ndeshjes së parë së xhiros së 20-të në Superligë.
Skuadra nga Dobraja vije në këtë takim pas barazimit 1-1 javën e kaluar në Mitrovicë, derisa Prishtina pas fitores 3-1 ndaj Drenicës në kryeqytet.
Dy skuadrat kanë synime krejtësisht të kundërta, pasi debutuesit e Arbërisë kërkojnë të mbetën në elitën e futbollit kosovar, derisa Prishtina synon të rikthehet te titulli pas shtatë viteve mungesë.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtari gjilanas Shpëtim Murtezi së bashku me ndihmësit Safet Berisha e Hekuran Osmani.
Arbëria – Prishtina
Formacionet zyrtare:
Arbëria: Kaçiu, Lekaj, Arrabal, Beqiri, Avdulli, Bruqi, Bahtiri, Zabergja, Kryeziu, Lika, Marclei.
Prishtina:Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.