Sport

LIVE SUPERLIGA: Dukagjini – Prishtina, përfundon pjesa e parë

Edhe kjo e diele do të sjellë ndeshje të bukura futbolli, ku do të zhvillohen tri ndeshje e fundit interesante të javës së pestë në Superligë, shkruan Sheshi.info

Ndeshja kryesore e ditës së diele (sot) pritet të zhvillohet në “Bajram Aliu”, ku ballafaqohen dy skuadra me rezultate pozitive në këto xhirot e para në mes Drenicës dhe Dritës.

Për t’u çliruar nga ngecja mbrapa kërkon edhe Gjilani e cila është nikoqir i Ulpianës, skuadër kjo që ende nuk ka fituar një ndeshje dhe dëshiron që të befasoj kuqebardhët.

Në Klinë, Dukagjini e mirëpret Prishtinën. Dy skuadra me cilësi të larta mbrenda në skuadër po që ende pikët maksimale nuk i kanë arritur dhe që të dyat opsion kanë vetëm fitoren.

Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto tri ballafaqime:

DRENICA – DRITA 16:00

Formacionet zyrtare:

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Hamiti, Lushtaku, Gashi, Silva, Veliqi, Uka, Noye Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Drita: Maloku, Balde, Limani, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Vucaj, Muja, Tahiri: Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarët: Dardan Caka, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Isak Ceroviku, Erdall Zasella (VAR)

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj

DUKAGJINI 1:0 PRISHTINA

– Përfundon pjesa e parë!

+ 4 minuta lojë shtesë!

43′ Zëvendësim i detyrushëm te Prishtina, del nga loja Xhevdet Shabani dhe hyn Leonit Abazi!

40′ Shabani (Prishtina) provon nga gjuatja e lirë por mbi portë!

39′ Dallku (Dukagjini) ndëshkohet me karton të verdhë!

35′ GOOOOOOOOL! Ardin Dallku kalon në epërsi klinasit!

31′ Hoti (Prishtina) gjuan me kokë, por tentimi i tij përfundon mbi portë!

29′ Shabani (Dukagjini) gjuan por Halimi pret tentimin e tij!

25′ Da Silva (Dukagjini) rast të mirë shënimi, por që Vangjeli largon nga vija fundit topin dhe shpëton bardhekaltërit

22′ Mërlaku (Dukagjini) fare pranë të kaloj klinasit në epërsi, por Halimi pret tentimin e tij!

16′ Boshnjaku (Prishtina) tenton të realizoj nga largësia, Haxhihamza pret mjaftë mirë

14′ John (Prishtina) mundësi të artë për të kaluar në epërsi skuadrën e tij, por që Haxhihamza tregohet i shkathtë dhe shpëton gol të sigurtë

08′ Mërlaku (Dukagjini) gjuan fuqishëm por topi i tij përfundon mbi portë

– Nis ndeshja në Klinë!

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Mërlaku, Shala, Kuçi, Basri, Millaku, Ahmeti, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani Kryetrajner: Armend Dallku

Prishtina: Halimi, Boshnjaku, B. Krasniqi, Mici, Otande, Shabani, E. Krasniqi, Hoti, Mankenda, Vangjeli, John Kryetrajner: Zekrija Ramadani

Gjyqtarët: Mervan Bejtullahu, Besnik Morina, Alban Ejupi, Bardh Ajeti, Shpëtim Murtezi (VAR)

Stadiumi: “18 Qershori”, Klinë

GJILANI – ULPIANA 16:00

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi, Progni, Rrapa, Beqja, Torassa, Hajdari, Krasniqi, Useini, Musolli, Veliu, Hoxha: Kryetrajner: Ismet Munishi

Ulpiana: Blakçori, Santos, Rapuca, Makolli, Emini, Shala, Gjoni, Haliti, Rezi, Junior, Shkalla: Kryetrajner: Edlir Tetova

Gjyqtarët: Lirim Jashari, Visar Kelmendi, Gzim Mehmeti, Eridon Podvorica, Gramos Shala (VAR)

Stadiumi i qytetit në Gjilan

Postime të ngjajshme
Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës

Sport

Newcastle kërkon futbollistin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro në sezon