Sport

LIVE SUPERLIGA: Ballkani – Llapi, shënohet goli i parë në Suharekë

Superliga e Kosovës nuk ka kohë për të pushuar dhe pas tre ditëve fillon me ndeshjen e pestë kampionale.

Gjatë ditës së sotme vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, kur edhe do të luhet takimi mes FC Ballkanit dhe KF Llapit, shkruan Sheshi.info

Takimi tjetër shumë interesant pritet të jetë edhe dueli mes FC Malishevës dhe KF Feronikelit, që luhet në stadiumin “Liman Gogaj”.

Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto dy ballafaqime.

LIVE

BALLKANI 1 – 0 LLAPI

13′ GOOOOOOOOL! Ermal Krasniqi realizon golin e tij të katërt këtë sezon

9′ Veliu (Llap) pas një aksioni mirë të ndërtuar dhe goditja e Veliut, megjithatë topi shkon larg portës

8′ Ramadani (Llap) pas një topi të mirë nga Veliu, gjuan drejtë portës por goditja e tij përfundon jashtë

7′ Zeka (Ball) dërgon një pasim drejtë zonës së rrezikshmërisë, por askush nuk i përgjigjet

1′ Fillon ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Thaqi, Potoku, Hoxha, Astrit Thaqi; Gashi, Krasniqi, Korenica; Kuç, Baftiu, Zeka. Kryetrajner: Bekim Isufi

Llapi: Avdyli; Idrizi, Prençi, Veliu, Emini; Ramadani, Selmani, Krasniqi; Shabani, Peposhi, Silva Neto. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarët: Alban Shala, Lumturije Muhadri, Meriton Berisha, Ilir Mehmeti, Burim Jahmurataj (VAR)

Stadiumi i qytetit në Suharekë

MALISHEVA 0 – 0 FERONIKELI

10′ H.Hyseni (Malisheva) humbet mundësi të artë, përballë portierit por gjujtja e tij përfundon fare pranë portës

8′ Një skemë e përgatitur nga lojtarët e Feronikelit, por topi përfundon në duart e Gashit

1′ Fillon ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Buriq, Pefqeli, Yoan Oliver, Hyseni H. dhe Stullqaku. Kryetrajner: Arsim Thaqi

Feronikeli: Shakiqi; Lladrovci, Bejta, Pllana, Kastrati; Maliqi, Shabani, Elshani; Ahmeti, Gashi, Qorri. Kryetrajner: Faruk Elshani

Gjyqtarët: Valbon Hoxha, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Selim Isufi, Mentor Ajeti (VAR)

Stadiumi: “Liman Gogaj”, Malishevë

Postime të ngjajshme
Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit

Sport

Shqipëria pritet t’i bëjë ftesë super mesfushorit nga Kosova