Sport

LIVE SUPERLIGA: Ballkani – Llapi, pjesa e dytë nuk po starton – kjo është arsyeja

Superliga e Kosovës nuk ka kohë për të pushuar dhe pas tre ditëve fillon me ndeshjen e pestë kampionale.

Gjatë ditës së sotme vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, kur edhe do të luhet takimi mes FC Ballkanit dhe KF Llapit, shkruan Sheshi.info

Takimi tjetër shumë interesant pritet të jetë edhe dueli mes FC Malishevës dhe KF Feronikelit, që luhet në stadiumin “Liman Gogaj”.

Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto dy ballafaqime.

LIVE

BALLKANI 1 – 0 LLAPI

Policia raportohet se po kërkon që të shprazet e gjithë tribuna, kjo vjen edhe si shkak i rregullave të reja të qeverisë, e cila lejon vetëm 5 për qind të tifozëve në stadium. Pjesa e dytë nuk ka filluar akoma, vonesë janë tifozët

Akoma pa filluar pjesa e dytë, përsëri janë shfaqur probleme në këtë takim. Cak kryesor janë “tifozët”, të cilët janë përjashtuar nga ndeshja. Tani në fushë ka zbritur edhe presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili po mundohet që të mos e shprazë tribunën e plotë dhe disa tifozë të qëndrojnë aty

-Mbyllet pjesa e parë!

49′ Përsëri ka ankesa nga trajneri Tahir Batatina për kushtet në stadium (fyrjet nga publiku), loja është ndërprerë përsëri dhe lojtarët e Ballkanit po vazhdojnë komunikimin e vazhdueshëm me gjyqtarët

46′ Zeka (Ball) pas një solo-aksioni nuk arrin të godasë topin fuqishëm në portë

+5 minuta shtesë!

44′ Peposhi (Llap) pas harkimit nga bashkëlojtari i tij, nuk e godet topi si duhet në portë dhe atë e kap portieri

40′ Shabani (Llap) vjen me një goditje të fuqishme, por goditja e tij përfundon në duart e portierit

29′ Zeka (Ball) provon të godasë me “vollej”, por nuk e godet topin si duhet dhe ai fluturon larg nga porta

33′ Ramadani (Llap) shpërdoron një mundësi të “artë” për të shënuar gol pas gabimit të Thaqit, por Gashi lexoi idenë e tij dhe largoi rrezikun

28′ Gripshi (Ball) shumë afër të gjejë portën, megjithatë në fund nuk tregohet i suksesshëm

23′ Armend Thaqi (Ball) është afruar te tribina për të ndalë ofendimet e tyre drejtë skuadrës kundërshtare, ndeshja është ndërprerë për disa minuta

13′ GOOOOOOOOL! Ermal Krasniqi (Ball) realizon golin e tij të katërt këtë sezon

9′ Veliu (Llap) pas një aksioni mirë të ndërtuar dhe goditja e Veliut, megjithatë topi shkon larg portës

8′ Ramadani (Llap) pas një topi të mirë nga Veliu, gjuan drejtë portës por goditja e tij përfundon jashtë

7′ Zeka (Ball) dërgon një pasim drejtë zonës së rrezikshmërisë, por askush nuk i përgjigjet

1′ Fillon ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Thaqi, Potoku, Hoxha, Astrit Thaqi; Gashi, Krasniqi, Korenica; Kuç, Baftiu, Zeka. Kryetrajner: Bekim Isufi

Llapi: Avdyli; Idrizi, Prençi, Veliu, Emini; Ramadani, Selmani, Krasniqi; Shabani, Peposhi, Silva Neto. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarët: Alban Shala, Lumturije Muhadri, Meriton Berisha, Ilir Mehmeti, Burim Jahmurataj (VAR)

Stadiumi i qytetit në Suharekë

MALISHEVA 1 – 0 FERONIKELI

62′ GOOOOOOOOL! Vitia shënon gol për Malishevën

52′ H. Hyseni (Mal) del në rast të mirë për të shënuar gol, megjithatë nuk tregohet i sukesshëm

50′ H. Hyseni (Mal) në mundësi shumë të mirë përballë portierit, megjithatë nuk arrin të realizojë

49′ Ahmeti (Fer) vjen me goditje të mirë jashtë 16 metërshit, por goditja shumë qëndërore

-Fillon pjesa e dytë!

-Përfundon pjesa e parë!

+1 minute lojë shtesë
43′ Pefqeli (Mali gjuan plogësht dhe nuk ka rrezik për Smakiqin

42′ Maliqi (Fer) gjuan nga largësia, por e pa rrezikshme për portierin Gashi

40′ Maliqi (Fer) ndëshkohet me të verdhë pasi luan qëllimisht me duar!

37′ Oliver (Mal) gjuan mjaft mirë por Smakiqi shpëton Niklin

36′ Maliqi (Fer) provon të shënoj por topi bllokohet nga mbrojtësit e Malishevës

36′ Vitia (Mal) ndëshkohet me të verdhë, pas një ndërhyrje në Maliqin

29′ Bruqi (Mal) gjuan nga 20 metra larg por i mungoj saktësia

24′ Kastrati (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të rrezikshme në Pefqelin

22′ Pefqeli (Mal) provon ta befasoj Smakiqin nga 25 metra larg, por që gjuajtja e tij shkon jashtë portës1

10′ H.Hyseni (Mal) humbet mundësi të artë, përballë portierit por gjujtja e tij përfundon fare pranë portës

8′ Një skemë e përgatitur nga lojtarët e Feronikelit, por topi përfundon në duart e Gashit

1′ Fillon ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Buriq, Pefqeli, Yoan Oliver, Hyseni H. dhe Stullqaku. Kryetrajner: Arsim Thaqi

Feronikeli: Shakiqi; Lladrovci, Bejta, Pllana, Kastrati; Maliqi, Shabani, Elshani; Ahmeti, Gashi, Qorri. Kryetrajner: Faruk Elshani

Gjyqtarët: Valbon Hoxha, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Selim Isufi, Mentor Ajeti (VAR)

Stadiumi: “Liman Gegaj”, Malishevë

Postime të ngjajshme
Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit

Sport

Shqipëria pritet t’i bëjë ftesë super mesfushorit nga Kosova