Sport

Live: Prishtina – Ballkani dhe Feronikeli – Gjilani

Superliga e Kosovës sot (e dielë) vazhdon edhe me dy ndeshje magjike, shkruan Gazetasheshi.com.

Vëmendja kryesore pritet të zhvendoset në kryeqytet, ku ballfaqohen Prishtina dhe Ballkani.

Dy skuadrat kanë sjellur gjithnjë rivalitet të madh në fushë, gjë që pritet të ndodh edhe sot. Ndërsa si bardhekaltërit ashtu edhe portokallinjët kanë objektiv pikët e plota.

Kurse edhe në Drenas do të jetë një luftë e nxehtë në mes Feronikelit dhe Gjilanit, e ku të dy skuadrat kërkojnë triumfin për t’i marrë tre pikët e plota.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00.

Prishtina – Ballkani

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxo; B. Krasniqi, Bekteshi, Otanda, Mici, Boshnjaku, Karabeci, Shabani, Hoti, Kryeziu, John. Kryetrajneri: Zekrija Ramadani

Ballkani: Frashëri; Thaqi, A. Thaqi, Sinani, Gashi, Korenica, Baftiu, Kuç, Krasniqi, Hoxha, Zeka. Kryetrajneri: Bekim Isufi

Gjyqtarët: D. Çaka, F. Berisha, B. Selimaj, S. Isufi – VAR: V. Kastrati, E. Bicaj

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Feronikeli – Gjilani

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi; Lladrovci, Pllana, Shala, Bejta, Shabani, Leku, Elshani, Ahmeti, Gashi, Kiqina: Kryetrajneri: Faruk Elshani

Gjilani: Koliqi; Sorsa, Useini, Halili, Beqaj, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Hajdari, Progni, Krasniqi. Kryetrajneri: Ismet Munishi

Gjyqtarët: M. Ajeti, D. Rexhepi, A. Zhegrova, I. Mehmeti – VAR: B. Kasumi, E. Zeqiri

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar